Programi i Ergoterapisë në Shoqatën “AUTIZMI” ofron shërbime të specializuara të vlerësimit dhe ndërhyrjes terapeutike, të dizajnuara për të mbështetur zhvillimin e aftësive funksionale dhe për të rritur pavarësinë e fëmijëve dhe të rinjve me Çrregullim të Spektrit të Autizmit. Programi bazohet në një vlerësim gjithëpërfshirës të aftësive, sfidave dhe nevojave individuale të secilit përfitues, mbi të cilin hartohet një plan i individualizuar i ndërhyrjes me objektiva të qarta dhe të matshme.
Qëllimi kryesor i programit është të ndihmojë fëmijën të zhvillojë aftësitë e nevojshme për të marrë pjesë në mënyrë aktive, të pavarur dhe funksionale në aktivitetet e jetës së përditshme, në mjedisin familjar, arsimor dhe komunitar. Ndërhyrjet realizohen nëpërmjet aktiviteteve terapeutike të strukturuara, të cilat janë të përshtatura me moshën, nivelin zhvillimor dhe potencialin individual të secilit fëmijë.
Programi i Ergoterapisë fokusohet në:
Programi i Integrimit Shqisor është një shërbim i specializuar terapeutik i cili synon të mbështesë fëmijët që hasin vështirësi në përpunimin, organizimin dhe interpretimin e informacionit që marrin përmes shqisave. Tek shumë fëmijë me Çrregullim të Spektrit të Autizmit, mënyra se si truri përpunon stimujt shqisorë mund të ndikojë në sjellje, të nxënë, komunikim, vetërregullim emocional dhe pjesëmarrje në aktivitetet e përditshme.
Programi bazohet në parimet e Integrimit Shiqsor dhe zhvillohet nga ergoterapistë të trajnuar, në një mjedis terapeutik të pajisur me materiale dhe pajisje të specializuara. Pas një vlerësimi të detajuar të profilit shqisor të fëmijës, hartohet një plan individual i ndërhyrjes, i cili adreson nevojat dhe objektivat specifike të secilit përfitues.
Ndërhyrjet terapeutike realizohen përmes aktiviteteve të strukturuara dhe lojës terapeutike, të cilat i ofrojnë fëmijës përvoja të kontrolluara shqisore për të përmirësuar mënyrën se si sistemi nervor përpunon informacionin. Programi fokusohet në stimulimin dhe organizimin e sistemeve kryesore shqisore, duke përfshirë sistemin taktil (prekjen), vestibular (ekuilibrin dhe lëvizjen), proprioceptiv (ndërgjegjësimin për pozicionin e trupit), si dhe sistemet vizuale dhe dëgjimore.
Objektivat kryesore të programit përfshijnë:
Programi zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me familjen dhe ekipin multidisiplinar, duke siguruar që strategjitë e përdorura gjatë seancave terapeutike të zbatohen edhe në mjedisin familjar dhe arsimor. Kjo qasje ndihmon në përgjithësimin e aftësive të fituara dhe në krijimin e një funksionimi më të mirë të fëmijës në situata të ndryshme të jetës.
Qëllimi i Programit të Integrimit Sensorial është të krijojë një bazë të qëndrueshme për zhvillimin e aftësive funksionale, duke ndihmuar fëmijën të përpunojë informacionin shqisor në mënyrë më efikase, të përmirësojë vetërregullimin dhe të marrë pjesë me më shumë siguri, pavarësi dhe sukses në jetën familjare, arsimore dhe shoqërore.

Aromaterapia përdor aroma natyrale dhe vajra esencialë të përzgjedhur me kujdes për të krijuar një atmosferë relaksuese. Disa aroma të buta, si livanda ose kamomili, mund të ndihmojnë në uljen e ankthit, qetësimin emocional dhe përmirësimin e relaksimit. Përdorimi i aromaterapisë bëhet gjithmonë me kujdes dhe sipas nevojave individuale të secilit fëmijë.

Terapia me drita përfshin përdorimin e ndriçimit të butë, projeksioneve me ngjyra, fibrave optike, tubave me flluska dhe elementeve të tjera vizuale që krijojnë një ambient të qetë dhe stimulues. Kjo terapi ndihmon në reduktimin e stresit, zhvillimin e fokusit, relaksimin dhe stimulimin e perceptimit vizual në një mënyrë të kontrolluar.

Tingujt e qetë, muzika relaksuese dhe instrumentet e ndryshme përdoren për të ndihmuar fëmijët të rregullojnë emocionet, të përmirësojnë vëmendjen dhe të zhvillojnë aftësitë e komunikimit. Muzika mund të ndikojë pozitivisht në uljen e tensionit dhe të krijojë një ndjenjë sigurie.

Ky është një ambient i krijuar posaçërisht me ndriçim të butë, jastëkë, batanije me peshë, lodra sensoriale dhe elemente të ndryshme që ndihmojnë fëmijën të qetësohet kur ndjen mbingarkesë shqisore. Këndi sensorik i ofron fëmijës mundësinë të rregullojë emocionet dhe të rikthejë qetësinë.