Programi i Logopedisë në Shoqatën “AUTIZMI” ofron shërbime të specializuara për vlerësimin, ndërhyrjen dhe zhvillimin e aftësive të komunikimit, gjuhës dhe të folurit tek fëmijët me Çrregullim të Spektrit të Autizmit dhe çrregullime të tjera të komunikimit. Programi bazohet në praktika të mbështetura në evidencë shkencore dhe në plane të individualizuara terapeutike, të përshtatura sipas nevojave dhe potencialit të secilit përfitues.
Pas vlerësimit fillestar, hartohet një plan individual i ndërhyrjes, i cili synon zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe komunikuese në mënyrë funksionale, duke mbështetur pjesëmarrjen aktive të fëmijës në familje, shkollë dhe komunitet.
Programi i Logopedisë fokusohet në:
Kjo klasë është e dedikuar për fëmijët në fazat e hershme të zhvillimit, të cilët kanë nevojë për mbështetje në komunikim dhe gjuhë. Programi synon të nxisë zhvillimin e komunikimit të hershëm, gjuhës receptive dhe ekspresive, zgjerimin e fjalorit, përmirësimin e artikulimit dhe ndërtimin e aftësive bazë të komunikimit funksional. Ndërhyrja realizohet gjatë periudhës më kritike të zhvillimit gjuhësor, duke krijuar bazat për të nxënit, ndërveprimin social dhe zhvillimin e mëtejshëm gjuhësor.