Skip to main content

autizmi.net

Konsulta Multidisiplinare

Shoqata “AUTIZMI” ofron konsultë multidisiplinare nga një ekip profesional i përbërë nga pesë specialistë të fushave të ndryshme: psikologu klinik, psikologu, logopedi, ergoterapeuti dhe punëtori social. Qëllimi i kësaj konsulte është të kuptohen në mënyrë gjithëpërfshirëse shqetësimet dhe nevojat e prindërve lidhur me zhvillimin dhe funksionimin e fëmijës, si dhe të vlerësohet mënyra më e përshtatshme e mbështetjes dhe ndërhyrjes profesionale. Pas konsultës, ekipi multidisiplinar përgatit një raport të detajuar me shkrim, i cili përfshin përmbledhjen e vëzhgimeve profesionale, rekomandimet dhe udhëzimet e nevojshme për mbështetjen e mëtejshme të fëmijës. Raporti u dorëzohet prindërve në formë elektronike dhe fizike, duke siguruar që familja të ketë informacionin dhe rekomandimet e nevojshme për hapat e ardhshëm të zhvillimit dhe trajtimit.