Angazhohemi për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave me autizëm në nivel lokal dhe kombëtar, duke kontribuar në krijimin e politikave më gjithëpërfshirëse, përmirësimin e qasjes në shërbime dhe garantimin e mundësive të barabarta në të gjitha fushat e jetës, si: arsim, shndetësi, çështje sociale, punësim dhe pjesëmarrje shoqërore.
Fushat kryesore të angazhimit përfshijnë:
Përmes fushatave publike, angazhimit në media dhe aktiviteteve komunitare, punojmë për të rritur njohuritë dhe mirëkuptimin për autizmin, për të reduktuar paragjykimet dhe për të promovuar një shoqëri më të informuar dhe gjithëpërfshirëse në mbarë Kosovën.
Aktivitetet tona përfshijnë:
Përmes kërkimit dhe analizimit të të dhënave, synojmë të kuptojmë më mirë nevojat, sfidat dhe mundësitë për mbështetjen e personave me autizëm dhe familjeve të tyre në Kosovë. Gjetjet nga proceset kërkimore kontribuojnë në zhvillimin e ndërhyrjeve të bazuara në evidencë, përmirësimin e shërbimeve ekzistuese dhe hartimin e rekomandimeve për politika më efektive dhe gjithëpërfshirëse.
Fushat kryesore të angazhimit përfshijnë:
Besojmë se bashkëpunimi dhe partneritetet strategjike janë thelbësore për krijimin e ndryshimeve të qëndrueshme në mbështetjen e personave me autizëm dhe familjeve të tyre. Përmes bashkëpunimit me organizata lokale dhe ndërkombëtare, institucione publike dhe sektorin privat, synojmë të zgjerojmë mundësitë, të shkëmbejmë ekspertizë dhe të forcojmë kapacitetet për ofrimin e shërbimeve dhe promovimin e përfshirjes sociale.
Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:
Iniciativa aktive që sjellin ndryshime reale në komunitetin e autizmit në mbarë Kosovën.
Duke bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit për të integruar fëmijët me autizëm në shkollat e rregullta, duke siguruar sisteme të përshtatshme mbështetëse.
Trajnimi i profesionistëve të kujdesit shëndetësor në mbarë Kosovën për të identifikuar shenjat e hershme të autizmit, duke mundësuar ndërhyrje në kohë.
Ndërtimi i një rrjeti të grupeve mbështetëse për prindër në të gjitha komunat për të ndarë burime dhe përvoja.
Duke bashkëpunuar me organizata evropiane për të sjellë në Kosovë metoda të provuara të mbështetjes për autizmin.